Rreth nesh

Historiku

Birra Korça është birra e parë dhe e vetme 100% shqiptare! Një histori tradite dhe suksesi, frymëzuar nga burimet cilësore ujore të Malit të Moravës. Birra Korça është e vetmja birrë origjinale që i ka rezistuar kohërave pa ndryshuar përmbajtjen, duke ruajtur shijen, duke përqafuar risitë, standardizuar kontrollet, elementët e cilësisë, teknologjinë dhe duke u eksportuar deri në Amerikën e largët.

Projekti i fabrikës “Birra Korça” u hartua nga një projektues italian në vitin 1928, me vendim të parlamentit të asaj kohe dhe me miratim të Mbretit Zogu I, me dokumente të firmosura nga Pandeli Evangjeli, Mit’hat Frashëri dhe avokati Mano. Fabrika e birrës filloi të ndërtohet në prefekturën e Korçës në tetor të vitit 1928.

“Birra Korça” u themelua nga investitori italian Umberto Umberti nga provinca e Valdobjodenit e Venecias dhe Selim Mborja nga fshati Mborje i Korçës. Kështu, u krijua “Birra Korça sh.a.”, me një kapital prej 950 000 frangash ari, prej të cilave 600 000 franga i takonin Umbertos dhe 350 000 franga i takonin Selim Mborjes për truallin e fabrikës.

Kapaciteti prodhues i projektuar ishte 20 000 hl birrë/vit. Fabrika prodhonte birrë bionde, të zezë, ujë “Kristal” dhe akull. Procesi teknologjik i prodhimit të birrës për herë të parë u vendos nga inxhinieri teknolog gjerman Hebard Geraldine, proces që ruhet edhe sot. Në vitin 1942 filloi ndërtimi i fabrikës së prodhimit të maltos, që përfundoi në vitin 1943.

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe me vendosjen e pushtetit komunist në Shqipëri më 11 janar të vitit 1946,
fabrika “Birra Korça” u shtetëzua, bazuar në ligjet në fuqi.

Kapacitetet prodhuese ndër vite kanë qenë:
më 1943: 600 hl,
më 1939: 10 000 hl,
më 1944: 8 100 hl,
më 1957: 46 300 hl,
po kaq edhe në vitin 1958.
Ndërsa prodhimi maksimal prej 52 000 hl u arrit në vitin 1960.

Pas çlirimit të vendit u rrit prodhueshmëria falë disa rikonstruksioneve në vitet 1955, 1957 dhe, më i rëndësishmi, më 1965.

Imazhe nga sektori i prodhimit viti 1960
0
Vite Eksperiencë
0
%
Proçes i çertifikuar
0
Shije Unike
0
%
Prodhim Shqiptar

Bota e Birra Korca

Jemi kudo ku ka evente dhe festa të mëdha.