Zgara Korçare

Shija e Traditës

Home / Zgara Korçare

Shija e Birrës Korça i ka dhënë jetë dhe tregut në zgjerim të Zgarave Korçare. Falë ekskluzivitetit të Birra Korça, restorantet nën të njëjtën sigël ofrojnë shijen e rrallë të produktit gërshetuar me traditën vendase. Zgarat Korçare janë mjediset me atmosferë të ngrohtë, që i janë shtuar jo vetëm kryeqytetit, por me pritshmëri edhe në qytetet e tjera të vendit. Të ndihesh si në shtëpinë tënde është filozofia Zgara Korçare, e cila ka përzgjedhur vetëm “Birrën Korça” për të shoqëruar menynë e saj. Specialitet i kësaj linje traditë shoqërohet dhe me serenatat korçare, të mirëpritura në metropolin shqiptar. Metropoli i ballafaqon të gjitha vlerat, ku gjen të ndërthurura shijen, traditën dhe muzikën. Një trend që sjell binomin birra Korça dhe ‘Zgara Korçare’, me ushqim bio nga zonat e Korçës, nga qyteti i shijes. Zgara Korçare është sa më pranë gjërave të thjeshta dhe miqësisë së natyrshme. Kryesisht atmosfera, që nis me muret me tulla, tavolinat prej druri dhe servirjen e “Birrës Korça” në të gjitha variacionet e saj; bionde, të zezë, në shishe etj.

Të gjithë klientët që hapin një biznes të tillë kanë mbështetjen e kompanisë Birra Korça për t’i ofruar klientit birrën me kriko, Bionde ose Brune. Ky partneritet siguron para së gjithash një cilësi të garantuar të produktit. Produkt absolutisht i freskët dhe i certifikuar nga partnerë ndërkombëtarë. Mbështetje të plotë në furnizimin si me produktin e Birrës ashtu dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme si kriko, gota, frigoriferë etj. Tregu tashmë di ta dallojë shumë mirë cilësinë e vërtetë. Ndaj dhe ne e ruajmë cilësinë si një element absolut të padiskutueshëm.

Është bërë tashmë traditë që çdo vit në sezonin e verës, “Birra Korça” organizon Festën e Birrës në qytetin e Korçës. Pjesëmarrja nga të gjitha trevat në këtë festë e kthen qytetin në festival të vërtetë birre, ku kurorën e mban vetëm birra “Korça”. Tradita e festes së birrës është pëlqyer dhe është përhapur dhe në qytete të tjera dhe së shpejti dhe në Tiranë.

Copyright © 2017 birrakorca.com.al All Rights Reserved.  design by ELITE STUDIO