Produktet

BJONDE / E ZEZE

Home / Produktet

KORÇA BIONDE është birrë e tipit pilsen dhe prodhohet me metodën e veçantë të Dekoksjonit. Birra “Korça” është një birrë shumë cilësore, në bazë dhe të vlerësimeve të shumta nga prodhues të huaj të birrës apo specialistë të fushës. Karakteristikat e veçanta të saj, si shkalla alkoolike brenda standardeve, aroma e këndshme, buketi mjaft i mirë, viskoziteti u dedikohen standardeve të larta të prodhimit. Kjo birrë është 100% malto.

KORÇA E ZEZË është një birrë unike për të gjithë Shqipërinë dhe më tej në rajon. Është një tjetër birrë, varietet krejt ndryshe, që nuk ngjason fare me dy llojet e tjera të birrave, për sa i takon shijes dhe aromave. Për prodhimin e kësaj birre përdoren 4 lloje malto, të cilët i japin dhe shijen e veçantë, ku mbi të gjitha dallohet shija e lehtë e karamelizimit. Ndërkohë edhe ngjyra e birrës është plotësisht e errët (e zezë), gjë që e dallon dukshëm nga birrat e tjera. Kjo birrë është më viskoze dhe me një buket tepër specifik dhe mjaft të admirueshëm. BIRRA 01 është një formulë tjetër birre, e cila është më e lehtë se birra bionde, falë ndërhyrjeve cilësore në recepturën e prodhimit.

Birra Korça  edhe sot më e mira…

Copyright © 2017 birrakorca.com.al All Rights Reserved.  design by ELITE STUDIO