Prodhimi dhe Fabrika

Prej vitit 1928

Në prill 1994 u bë privatizimi i fabrikës nga disa aksionerë. Duke mos përballuar konkurrencën, ata ia shitën fabrikën në vitin 2004 Hysenbelliu Group, me pronar z. Irfan Hysenbelliu.

Fabrika iu nënshtrua një rikonstruksioni të thellë teknologjik dhe ndërtimor pas blerjes nga aksioneri i ri. Nga pikëpamja ndërtimore, është ruajtur koncepti arkitekturor i mëparshëm, duke u pasuruar me elementë të rinj të të njëjtit stil. Linja teknologjike është vendosur tërësisht e re, bashkëkohore dhe moderne, e importuar nga Republika Çeke. Po kështu është rritur edhe gama e ambalazhimit.
Fabrika do të vazhdojë të prodhojë birrën tradicionale, duke ruajtur karakteristikat teknologjike të birrës “Korça” ndër vite.

Fabrika është ndërtuar rrëzë malit të Moravës, i famshëm për burimet dhe cilësinë e ujit. Cilësia e ujit është një pjesë e rëndësishme në cilësinë e birrës “Korça”.
Falë shijes së saj të veçantë, përgjatë historisë thuajse njëshekullore, birra “Korça” ka “pushtuar” qytetin e Korçës, rajonin juglindor, si dhe mbarë vendin.
Fabrika është në pronësi të Hysenbelliu Grup, vizioni i të cilit është të jetë lider në treg, duke ofruar një produkt jo vetëm brenda të gjitha standardeve ndërkombëtare, por, për të qenë sa më afër konsumatorit, duke kënaqur shijet e tij.

Birra “Korça” është birra e parë shqiptare dhe ofron për konsumatorin një cilësi të lartë dhe shije të veçantë, të ruajtur me fanatizëm ndër vite, duke mbajtur të njëjtat vlera dhe karakteristika.
Tradita dhe modernia bashkëjetojnë në një harmoni të plotë brenda mureve të fabrikës, zbukuruar me vepra arti, si: punime në gurë, në tjegulla, në dru, kangjella dhe mozaikë e gravura të punuara në qeramikë, që e kthejnë fabrikën në një katedrale të mirëfilltë.
Stafi i fabrikës është diplomuar në shkollat më të mira europiane, duke siguruar një menaxhim efektiv, cilësi të lartë dhe profesionalizëm të mirëfilltë.

Copyright © 2017 birrakorca.com.al All Rights Reserved.  design by ELITE STUDIO